Rrjeti me më tepër influencë është padyshim Instagram dhe ndër influencuesit nuk mund të mungojnë futbollistët. Futbollistët i përdorin mediat sociale për t’i mbajtur fansat aktiv me jetën e tyre të përditshme por edhe për të promovuar sponsorët e tyre të ndryshëm.
Kur bëhet fjalë për grumbullimin e milionëvenga Insta kurorën e mban padyshim ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo. Dhe nuk është rastësi sepse ai është personi me më shumë ndjekës në Instagram.