Shifra e çmendur që do të përfitojë Madridi nga superklasikja River-Boca!

Sport

25madrid

Superklasikja e finales së Kupës Libertadores pritet t’i sjellë qytetit të Madridit një impakt ekonomik prej plot 25 milionë eurosh. Eshtë ky bilanci i disa llogaritjeve të ekspertëve të marketingut në Spanjë. Gazeta AS raportoi këtë lajm pasditen e së martës ndërsa përgatitjet në Madrid për të pritur këtë ndeshje kanë filluar. River Plate – Boca Juniors do të luhet për herë të 6 jashtë territorit argjentinas dhe kësaj here autoritetet më të larta sportive kanë qenë të detyruar për ta zhvilluar jashtë vendit ndeshjen e kthimit pas incidenteve të shumta që shoqëruan përgatitjet e skuadrave. Ndeshja e parë e luajtur në Buenos Aires u mbyll 2-2 ku nuk munguan kontestimet. Në Spanjë sfida do të lueht më 8 dhjetor në Santiago Bernabeu dhe 2 mijë efektivë policie janë angazhuar për të mbajtur rendin.

BocaRiver

Që në fillim shtypi u shfaq skeptik në lidhje me vendimin, nëse marrja përsipër e kësaj ndeshjeje do të ishte pozitive apo jo për Madridin. Thuhet se Florentino Perez pranoi zgjidhjen e ofruar nga FIFA në vetëm 2 minuta. Edhe pse ka ende gjëra për t’u zgjidhur sipas ekspertëve të marketingut qyteti mund të gjenerojë mjaft të ardhura. Sipas profesorëve të një Universiteti të Biznesit EAE në Madrid, situata është e ngjashme me Cardiffin në vitin 2017, ku falë finales së Champions League-ës, në qytet u gjeneruan mbi 50 milionë euro të ardhura. Në rastin e ndeshjes River-Boca, gjërat ndryshojnë pasi ndjekësit vijnë nga një kontinent tjetër. Sipas ekspertëve shuma mund të jetë sa gjysma, pra 25 milionë ku 50-70% do të përftohen nga strukturat mirëpritëse si hotele apo restorante dhe pjesa tjetër për organizatorët.