SHEVA ‘RIPERJETON’ DERBIN INTER-MILAN: JA SI DEL!

Sport

Pak ditë nga derbi Inter-Milan, Andrij Shevchenko nuk i ka rezistuar joshjes për të ripërjetuar tashmë si “tifoz” këtë përnallje të shumëpritur në fundjavën e Serie A. Ish-Bomberi ukrainas, i cili është një nga ata që ka shkruar historinë e derbit me  14 gola të realizuar, foli për këtë ndeshje në një intervistë të dhënë për mediat italiane. “Më pëlqen kur thuhet se presioni është dicka e mirë në sfida të tilla. Gjithmonë kur rritej presioni, mua më pëlqente të luaja ndeshjet e rëndësishme. Dhe derbi është një nga këto ndeshje, sidomos kur bëhet fjalë për atë që luhet në Milano. Pikërisht kur luajta derbin e parë kuptova se cfarë do të thoshte dhe nga ai moment, të gjitha ndeshjet e tjera i përgatisja në një tjetër mënyrë”, u shpreh fillimisht Sheva, sa i takon përjetimit personal të sfidave të tilla.

Duke u ndalur tek ai që pritet të luhet këtë të shtunë, ish-sulmuesi ukrainas deklaroi se “do të jetë një përballje me cilësi të lartë, përderisa të dy skuadrat janë përforcuar shumë. Sidomos Milani, sipas tij, ka ndëruar një kontigjent shumë të gjerë lojtarësh me cilësi të rëndësishme. Pastaj, për ish-sulmuesin, nuk është një rastësi që të dyja, si Interi, ashtu edhe Milani, gjenden në krye të renditjes pas ndeshjeve të para që kanë luajtur në kampionat. Ndërkohë që sa i takon fituesit, edhe vetë Sheva ka thënë se është kurioz për ta mësuar në fundin e një ndeshjeje spektakolare.