Sherri i derbit të Stambollit, ja kush ishte shkaktari!

Sport

sherr sport
Si gjithmonë, derbit e Stambollit nuk janë kurrë të qetë. Dhe as Gallatasaraj-Fenerbahce e së premtes, e transmetuar ekskluzivisht në Tring Sport, nuk doli nga tradita. Megjithëse këtë radhë nuk ishin tifozët që u bënë protagonistë të përleshjeve, por lojtarët në fushë. Në qendër të sherrit ishte Jailson, autor i golit që fiksoi barazimin final 2-2, pas avtantazhit të dyfishtë që Gallatasaraj pati në pjesën e parë.

galatasaray 759

Braziliani goditi në mesin e fushës një nga kundërshtarët e tij, Behanda, duke bërë që më tej prapa tij të vrapojnë disa lojtarë të Gallatës, madje edhe ata që kishin ardhur nga stoli. Si përfundim, prej sherrit që përfshiu 30 lojtarë solli nxjerrjen e kartonëve të kuq për 3 lojtarë, mes të cilëve Jailson, Badou Ndiaye i Gallatasarajit dhe Soldado i Fenerbahces. Por dënimet nuk priten të mbarojnë me kaq, sidomos duke ditur që është edhe një derbi i fazës së dytë për t’u luajtur.