SHERR I LOJTAREVE TE FENERBAHCES ME TIFOZET E TRABZONIT

Sport

Pamjet që shohim dëshmojnë incidentet që ndodhën ndërmjet Trabzonsporit dhe Fenerbahçes, të dielën në mbrëmhje. Trabzonspori u mposht 3:2 në shtëpi nga Fenerbahçe, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes futbollistët e ekipit mik u sulmuan në fushë nga tifozët vendas.

Në fund të ndeshjes, tifozë të shumtë të Trabzonsporit janë futur në fushë për të sulmuar lojtarët e Fenerbahçes që po e festonin fitoren, ndërsa nuk kanë munguar as shkëmbimet e grushtave. Ndwrsa sidomos Osai Samuel, Bashuaji apo Fred kanë qënë ata që i janë përgjigjur tifozëve të Trabzonit. Authoritet kanë nisur një hetim për këtë përleshje, për të identifikuar edhe fanst që hynë në fushë.

Federata Turke e Futbollit ka reaguar, duke paralajmëruar dënime të ashpra për Trabzonsporin, sa i takon dhunës së shfaqur në ligën elitare të futbollit turk. Pas 30 javëve të zhvilluara, Fenerbahçe mbetet në vendin e dytë të renditjes me 79 pikë, dy më pak se Galatasaray kryesues.