Shënoi golin ndaj Japonisë, Reali interesohet menjëherë për Quinteron

Sport

juan
Ai gol i jashtëzakonshëm ndaj Japonisë dhe një performancë e mirë në sfidën tjetër kundër Polonisë ka mjaftuar që Reali i Madridit të interesohet direkt për talentin kolumbian Juan Quintero. 25-vjecari i cili aktivizohet te River Plate në Argjentinë është lojtar i Portos që prej vitit 2013-të. Kampionët e Portugalisë e patën marrë nga Pescara për plot 10 milionë euro, për ta huazuar më pas te Stade Rennais dhe Riveri. Sipas gazetës AS, Kupa e Botës e ka nxjerrë më tepër në pah Quinteron dhe njëjtë sikurse Los Blancos bënë me Keylor Navasin dhe James Rodriguezin, synohet të bëhet edhe me të. Pikërisht dy yjet në fjalë u morën pasi shkëlqyen në botërorin Brazil 2014 dhe Florentino Perez duket të përdorë të njëjtin standard edhe në rastin e 25-vjecarit.

juan2

Në Spanjë pretendojnë se 13 herë kampionët e Botës kanë kontaktuar tashmë me lojtarin. Vetë trajneri Julen Lopetegui e njeh pasi e ka pasur atë në skuadër në kohën kur drejtonte Porton. Sitauta duket disi komplekse për faktin se River Plate ka opsion prej 4 milionë eurosh për ta blerë lojtarin nga Porto, por me interesimin e Realit gjërat mund të ndryshojnë dhe pretendimet mund të rriten, sidomos prej faktit se Quintero po diskuton një botëror të mirë. Kështu te Kolumbia, dora e trajnerit Jose Pekerman ka goditur sërish në shenj duke nxjerrë një tjetër talent në dritë, kjo pas rastit James Rodriguez.