SHBA, Rooney bën sikur të ishte 20-vjeç, i dhuron fitoren DC Unitedit në minutën e 96

Sport

rooney
DC United në Shtetet e Bashkuara arriti të përmbysë 3-2 Orlandon vetëm në sekondat e fundit. Wayne Rooney u bë protagonist absolut pasi kreu një sforcim që zor se do të pritej prej tij, kjo duke pasur parasysh të gjitha etiketimet që 32-vjecari vuajti vitin e fundit. I cilësuar shpesh si përtac, apo jashtë forme fizike, Rooney u shfaq krejt ndryshe në minutën e 96-të, kur e gjithë skuadra kishte dalë përpara dhe DC United humbi zotërimin. Pasi i mori topin kundërshtarit me një ndërhyrje perfekte, Rooney shërbeu Acosta. Ky i fundit goditi me kokë dhe vulosi një tripletë historike për DC United dhe futbollin amerikan.

wayne

Një përmbysje e tillë s’ishte parë kurrë në Major League Soccer. Kjo fitore 3-2 vjen në një moment tejet të vështirë për skuadrën, pasi me 4 ndeshje më pak, ajo ndodhet në vend të fundit me 21 pikë. Prej 3 javësh gjërat sikur kanë ndryshuar pasi janë arritur 2 fitore dhe një barazim. Por pikërisht vrapimi i Rooney-it në minutën e 96-të po përdoret për të frymëzuar grupin, ndërkohë që edhe përpjekja për ta anuluar golin me sistem VAR rezultoi e kotë pasi gjithcka ishte më se e rregullt. Ishte një ndeshje e çmendur, komentoi ish-kapiteni i Anglisë pas fitores, ndërkohë shtypi amerikan e lavdëruar jashtë mase 32-vjecarin duke e cilësuar edhe si një investim të goditur për DC United-in.