SHBA mbetet “superfuqi” në futbollit për femra, përderisa u konfirmua si kampione e botës. Vajzat amerikane mundën 2-0 Holandën në finalen e zhvilluar të dielën në Lion tw Francws, duke kurorëzuar me sukses rrugëtimin që e nisën si favorite kryesore për shkak të përgatitjes dhe përvojës së tyre më të madhe krahasuar me ekipet e tjera. Ishte Rapinoe që shënoi golin e parë për Amerikën në minutën e 61 nga pika e bardhë e penaltisë, kurse pas tetë minutave erdhi edhe dyfishimi i rezultatit nëpërmjet Lavel, e cila vulosi fitoren e amerikaneve. Përfaqësuesja e SHBA ishte kampione edhe edicionin e kaluar, ndërsa në këtë mënyrë, skuadra e drejtuar nga Xhill Elis e dërgoi në 4-ër numrin e titujve të fituar.
Dy nga lojtaret vendimtare me lojën dhe golat e tyre në këtë Botëror ishin Megan Rapinoe e Alex Morgan. E pikërisht kjo e fundit ka udhëhequr edhe festën në dhomat e zhveshjes, pas triumfit kundër holandezeve. Ajo bashkë me të gjitha futbollistet e tjera amerikane, i kanë lejuar vetes të festojë mes muzikës dhe birrave. Por më viral nëpër rrjetet sociale është bërë një “tëerk” i realizuar pikërisht nga Morgan në qendër të dhomave të zhveshjes…