SHBA, Beckham zyrtarisht me klub të tijin

Sport

David Beckham

David Beckham zyrtarizoi të hënën hapjen e klubit të tij në futbollin amerikan. Ish-kapiteni i Anglisë i dha jetë planit të shumë-përfolur prej kohësh të një klubi të drejtuar prej tij në Los Angeles. 42-vjecari nënshkroi në vitin 2007-të për Los Angeles Galaxy, duke kaluar nga Reali i Madridit në Major League Soccer. Kontrata e nënshkruar prej tij parashikonte një klauzolë që i mundësonte “spice-boy”-it të blinte aksionet e një projekti zgjerimi, tip “franchise”. Gjithcka kjo e zyrtarizuar në vitin 2014-të. Kështu pas katër vitesh diskutime rreth zgjerimit, L.A Galaxy ka marrë dakordësinë nga Don Garber, komisioneri i Major League Soccer, dhe tashmë Los Angeles do ketë një tjetër klub me bazë në Miami. Klubi, që ende nuk ka një emër zyrtar, do jetë i pari që zotërohet nga një ish-futbollist i ligës amerikane të futbollit. Beckham ka marrë për këtë gjë urimet e plot sportistëve të njohur si Usain Bolt, Serena Williams, Tom Brady apo dhe yje të artit dhe muzikës si Wills Smith, Jay Z e Jennifer Lopez. Bechkam u shpreh se iu bashkua L.A Galaxy-it në 2007-ën pasi e njihte potencialin e madh që ka amerika në sporte. Ai tha se është një ëndërr e fëmijërisë që ai të zotëronte një klub futbolli dhe premtoi se Miami do të ketë ekipin që meriton. Ndërkohë nga shtypi lokal është përmendur si problematikë aktuale cështja e stadiumit. Klubi i Beckhamit ka hasur në kundërshti nga banorët për një projekt stadiumi të ri në qytet. Zgjidhja momentale shihet stadiumi në Overtown, ndërsa skuadra parashikohet të luajë që në sezonin e ardhshëm.