Lance Armstrong ka pranuar t’i paguajë shtetit amerikan 5 milionë dollarë në këmbim të mbylljes së një çështjeje gjyqësore që nëse çohej deri në fund, mund t’i kishte kushtuar rreth 100 milionë. Amerikani 46-, vjecar, qe akuzuar për mashtrim dhe veprime hileqare teksa ishte çiklist për skuadrën “US Postal Service” duke i shkaktuar sportit dhe ekipit amerikan një dëm të parikuperueshëm të imazhit. Fakti se përdorte substanca të palejuara bëri që karriera e Armstrong të merrte fund në mënyrë krejt të pahijshme. Në vitin 2012-të atij iu hoqën 7 titujt e “Tour de France” dhe u pezullua përjetësisht nga çiklizmi.
Në atë vit Armstrong e pranoi publikisht përdorimin e substancave që stimulonin rezistencën si dhe varësinë ndaj drogës. Vitin e kaluar ai u vu përballë paditjes ligjore për prishje të imazhit nga ana e US Postal Service dhe autoritetet shtetërore. Gjyqi ishte vendosur për t’u nisur më 7 maj të këtij viti, por gjtihcka është mbyllur me marrëveshje. Interesante është se nga pala paditëse ishte edhe ish-shoku i skuadrës Floyd Landis, i cili thuhet se do të përfitojë 25% të shumës. “Jam i lumtur që dale-ngadalë po arrij t’i ndreq të gjitha gabimet e jetës sime” – u shpreh ish-ciklisti disi i lehtësuar nga fundi i kësaj ndjekjeje ligjore. Për Armstrong ky nuk është gjyqi i parë për prishje imazhi. Gazeta Sunday Times fitoi një gjyq ndaj tij me rreth 500 mijë dollarë dëmshpërblim në vitin 2013-të.