Shaqiri tregon pse u transferua te Liverpool

Sport

shaqiri transf

Futbollisti me origjinë shqiptare. Xherdan Shaqiri bëri një hap të madh në karrierën e tij, kur gjatë verës kaloi nga Stoke City te Liverpool, për 15 milionë euro. Këtë transferim, trajneri i ri tij, Jurgen Klopp, e cilësoi si transferim për të cilin as nuk ke nevojë të mendosh.Shaqiri vjen me përvojën e fitimit të Ligës së Kampionëve me Bayernin në 2013-n. Mirëpo tani shpreson se do ta fitojë edhe me skuadrën e madhe angleze. “Uroj se do të mund ta fitoj përsëri, sepse e di si ndihet një fitues i Ligës së Kampionëve. Do të ishte e mahnitshme nëse mund ta fitojmë. Kemi futbollistë mjaft cilësorë”, është shprehur Shaqiri për mediat angleze, pasi iu bashkua ekipit në SHBA.

shaqiri lvp

Mesfushori shqiptar ka treguar edhe pse iu bashkua Liverpoolit. “Kur kam dëgjuar se Liverpooli po më kërkonte, dëshiroja të vija menjëherë, pasi e kam njohur edhe trajnerin Jurgen Klopp. Atë e kam admiruar për një kohë të gjatë dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Ai është një person i madh me një karakter dhe mentalitet fitues”, shtoi Shaqiri.
Shqiptari i Zvicrës iu është përgjigjur kritikave të legjendave të Manchester Unitedit, Gary dhe Phil Neville, duke insistuar se ai nuk ka nevojë të dëshmojë asgjë pas transferimit në Liverpool. “Ata kanë qenë lojtarë të Manchester Unitedit. Ndoshta nuk u pëlqen Liverpooli. Disa njerëzve u pëlqen, disave jo. Nuk dua të komentoj deklaratat e personave që nuk i njoh. Mendoj se pas për tri viteve në Premier League, kam dëshmuar se mund të luaj aty. Isha golashënuesi më i mirë në Stoke City, pa llogaritur asistimet. Kështu që faktet flasin vetë që unë isha lojtari më i mirë sezonin e kaluar. Prandaj, ndërgjegjja ime është e pastër”, ka përfunduar Shaqiri.