Shaqiri “tradhton” fansat e Stoke: Dua të luaj në Champions

Sport

 

shaqo34

Xherdan Shaqiri ka befasuar tifozët e Stoke City-it. Lojtari i përfaqësueses zvicerane ka paralajmëruar largimin nga skuadra, pasi dëshiron që të luajë sërish në Champions.

“Jam 25-vjeç dhe do të ishte budallallëk të thosha që dua të jem përgjithmonë tek Stoke. Aktualisht po ndihem shumë mirë. Deri tani kam shënuar 3 gola, aq sa gjithë sezonin e kaluar. Stoke? Ka super trajner, super skuadër, jemi të nëntit në klasifikim. Por, dua që në një të ardhme të afërt të luaj sërish në Champions”, deklaroi Shaqiri.

Për Shaqirin interesim të madh kohët e fundit ka shfaqur skuadër e Romës që kërkon ta transferojë që në merkaton e janari për të zëvendësuar Salah, i cili do të largohet për të luajtur në Kupën e Afrikës. Gjithsesi pjesëmarrja në Champions mund të shtyhet për në vitin e ardhshëm, pasi këtë sezon Roma merr pjesë vetëm në Europa League.