Shaqiri në shqip: Kombëtarja e Kosovës më bën të ndihem krenar

Sport

Ylli i futbollit, Xherdan Shaqiri, në një intervistë ekskluzive për RTK-në pas ndeshjes së Superkupës së Evropës, Liverpool – Chelsea, ka folur për skuadrën e tij, por edhe për Kombëtaren e Kosovës, të cilën e ka vlerësuar se është në nivel shumë të mirë.
“Më pëlqen shumë si po luan Kosova për momentin. E kanë një ekip shumë të ri dhe jam krenar që kanë shkuar përpara dhe po luajnë një futboll të mirë”, ka theksuar Shaqiri. Pyetjes nëse e sheh Kosovën të kualifikuar në Euro 2020, ai i është përgjigjur: “Ishalla, nuk është lehtë, por kam besim në ekip të Kosovës. Normal nevojitet edhe pak kohë por janë me një nivel shumë të mirë për momentin. Sigurisht se edhe Kosova mund të përmirësohet ende, por jam shumë krenar që e kanë ekipin shumë të mirë”, ka shtuar lojtari i Liverpoolit dhe i Kombëtares së Zvicrës.

Pavarësisht se nuk luajti asnjë minutë, Xherdan Shaqiri foli edhe për fitimin e Superkupës së dytë të Evropës, gjë për të cilën tha se “nuk mundesh me fituar çdo ditë”. Sa i përket të ardhmes së tij ai ka thënë se aktualisht e ka një kontratë të gjatë me “Reds” dhe është i lumtur si pjesë e kësaj skuadre, por në futboll nuk dihet çfarë sjellë e ardhmja, teksa ka shprehur shpresën se këtë edicion skuadra e tij të fitojë këtë sezon titullin e kampionit në Premier League, e cilësuar si liga ma e fortë në botë