Shani Tarashaj “zëvendëson” Xhakën dhe Sadikun në lojtarët e javës të super ligës zvicerane

Sport

largea_fussball-gc-sion-el41055661456130514_1.jpg

Javën e kaluar në lojtarët e javës ishin Taulant Xhaka dhe Armando Sadiku, ndërsa këtë javë ata u zëvendësuan nga 21 vjeçari Tarashaj. Ky i fundit akoma nuk ka zgjedhur mes Zvicrës dhe Shqipërisë.

Për javën e 21-të janë caktuar njëmbëdhjetëshja e lojtarëve më të mirë në kampionatin zviceran ku spikasin emra të ri, mes tyre edhe sportisti me origjinë shqiptare, Shani Tarashaj. Përkundër moshës së re, ai shënoi dy golësh, për herë të parë prej nëntorit, kur klubi i tij fitoi 5:0 kundër FCZ. Kjo tregon se 21 vjeçari mund të gjejë vend në kombëtaren shqiptare.

Lista e përpiluar nga Blick.ch, përmban këto emra: Yvon Mvogo, që u bë shkaktar i fitores kundër Thun, Philipe Senderos, Michael Lang, Gianluca Giaduna, Leonardo Sanchez, Matias Delgado, Alexander Fransson, Shani Tarashaj, Munas Dabbur, Roman Buees dhe Guillaume Hoarau.