Marino Pusicc, trajneri i Shakhtarit:
“Duhet të jemi në 100% të formës tonë. Kjo është nga ato ndeshje, në të cilat duhet të sumojmë dhe të mbrojmë të gjithë bashkë. Pra, perfeksioni është fjala që mund të përmbledhë më së miri këtë takim, duke qenë se do të luajmë ndaj një skuadre të nivelit shumë të lartë. Secili nga ne, duhet të jetë në formë optimale në ccdo aspect. Do të jetë një ndeshje e madhe, e gjithashtu një sfidë e madhe për ne. nuk kemi asgjë për të humbur, kështu që do të provojmë me të gjitha forcat. Kemi besim në filozofinë tonë të lojës. Do të luajmë, ashtu sicc bëjmë gjithmonë, pavarëisht se kush ësthë përballë nesh. Kam besim tek lojtarët e mi dhe në karakterin e tyre. Jemi gati”.
Vincent Kompany, trajneri i Bayern Munich: “Çdo fazë e lojës, është e rëndësishme për ne. Një mënyrë për të shënuar gol, është nëpërmjet goditjeve të lira. Për mua, nuk ka shumë rëndësi se si shënohet goli. Ajo që ka vlerë, është se sa të rrezikshëm tregohemi në përgjatë zhvillimit të ndeshjes. Përgjatë takimeve të fundit, ka funksionuar mirë me goditje dënimi, ndërsa ndonjëherë funksionon me kundërsulm. Prandaj, e theksoj se ajo që ka më shumë rëndësi, është të tregohemi të rrezikshëm në ccdo situatë. Ky është edhe ccelësi i suksesit. Kemi 9 pikë nga 15 të mundshme deri më tani, dhe synimi ynë madhor është të kualifikohemi nëpërmjet 8 vendeve të para. Kështu që sonte e kemi mëse të qartë se ccfarë duhet të bëjmë. Për Shakhtarin duhet të tregojmë respekt maksimal, pasi ata mbeten një ekip me plot kualitet dhe që mund të të ndëshkojnë në ccdo situate. Por neve duhet të përqendrohemi vetëm e vetëm në lojën tonë”.