Shakhtar – Roma, deklaratat e trajnerëve para ndeshjes

Sport

fgvfdg

Fonseca: Roma ka ndryshuar diçka në planin taktik gjatë ndeshjeve të fundit. Por kjo s’do të ndikojë në ndeshje. Verdhekuqtë mbetën ekip i madhe, me lojtarë cilësorë dhe një teknik të përgatitur. Mendoj se do të jetë një lojë intensive dhe taktike. Vijmë nga një pauzë e gjatë dimrore, por jemi përgatitur më së miri për këtë sfidë”
Bernard: “Ka qenë një sezon special për mua me Shakhtarin, pasi kam shënuar 3 gola deri tani në Champions. E kam ndihmuar skuadrën në mënyrën më të mirë. Por kemi hedhur vetëm hapin e parë. Ndaj Romës duhet të hedhim hapin tjetër, duke mbetur të fokusuar”.
Di Francesco: “Kemi arritur deri këtu dhe shpresojmë ta shfrytëzojmë më së miri këtë mundësi. Përballë do të kemi një skuadër me potencial të rëndësishëm, që ka përvojë në këto kompeticione. Kemi 50% shanse për rezultat pozitiv, gjë që do ta arrijmë nëse ruajmë të lartë përqendrimin përgjatë të gjithë lojës”.
De Rossi: “Nuk duam hakmarrjen për eleminimin e vitit 2011. Sonte do të jetë një sfidë e rëndësishme për mua dhe shokët e mi, por s’ka lidhje me të kaluarën. Duam të kalojmë këtë tur e të hyjmë në 8 ekipet më të mira të Evropës. Kjo do të ishte një pikë mbërritjeje për ne”.