Shakhtar gati për ‘luftën’ me Atalantasn, por Luis Castro nuk e sheh si ndeshje vendimtare

Sport

Luis Castro (trajneri i Shakhtar): “Ndonjëherë të duket se humbet gjithçka, por futbolli është shumë i bukur. Në një ndeshje humbet dhe në tjetrën fiton. Krejt papritur sheh se ke sërish mundësinë për të arritur gjëra të mëdha. Mendoj se ndeshja e sotme nuk do të jetë plotësisht vendimtare për të dyja skuadrat, por në fushë do të kemi një betejë të vërtetë. Shakhtari dhe Atalanta do të kenë shansin të tregojnë vlerat e tyre të vërteta dhe sfida të tilla gjithmonë sjellin tension. Ata janë zhvilluar shumë në sulm dhe i përdorim mjaft mirë krahët. I njohim mirë dhe e dimë se si u pëlqen të luajnë, prandaj edhe ne kemi përgatitur mënyrën se si do t’i ndalim. Mbrojtja jonë do të luajë një rol vendimtar në ndeshje, ndërsa tek sulmi kam besim të madh. I kam djemtë si janë stërvitur dhe kanë dëshirën për të bërë gjëra të mëdha. Do të jetë një ndeshje interesante.”

Taison (mesfushor i Shakhtar): “E dimë se sa e vështirë është ndeshja që kemi përpara, por ne jemi mësuar tashmë me nivele të tilla. Ata duan të japin më të mirën e tyre, për të provuar forcën e tyre dhe për të dalë nga stadiumi duke treguar se e meritojnë të jenë këtu. Kjo na i komplikon jo pak gjërat, por dimë si t’i përballojmë situata të tilla. Futbolli është i paparashikueshëm. Sot mund të ndodhë çdo gjë, por ajo që unë mund t’ju siguroj është se ne nuk kemi ndërmend të mbyllemi në mbrojtje. Jemi këtu për të marrë maksiummin. Synimi ynë është vetëm fitorja dhe për këtë jemi të gatshëm të japim më të mirën tonë, jemi gati të luftojmë deri në sekondën e fundit.”