Shakhtar, Fonseca flet për maskën e Zoros, Taison për kostumin

Sport

foncesa
Paolo Fosneca, trajner i Shakhtar Donetsk: Përballë kemi një ndeshje delikate, është vetëm fillimi i Champions League-ës dhe kundërshtar kemi një skuadër që vjen pas një sezoni të shkëlqyer në Bundesligë. E dimë se sa të fortë janë. Hoffenheim përgjithësisht aplikon lëvizje të shpeshta taktike gjatë lojës. Nigelsmann?! Flitet shumë për këtë trajner, si një prej më premtuesve në Bundesligë. Talenti i tij duket prej rezultateve dhe sigurisht kjo ka marrë vëmendje maksimale nga ne. Kemi vrojtuar me vëmendje ndeshjet e tyre dhe stilin e lojës. Sa për skuadrën, s’kanë ndryshuar shumë. Sezonin që shkoi ishin të dytët për numrin e golave të shënuara dhe kjo është një e dhënë tejet domethënëse. Vitin e kaluar u shfaqa në konferencë me maskën e Zoros?! Të jem i sinqertë nuk është se e kisha vendosur vetë një gjë të tillë, por më detyruan sepse ishte një cështje për të cilën unë nuk pata të drejtë dhe kështu e kishim lënë. Aktualisht s’kam ndërmend ndonjë maskë tjetër, të paktën për momentin. Të shohim!

TaisonManchesterCityvShakhtarDonetskBA5rzrwTbE7l
Taison, kapiteni i Shakhtar Donetsk: Personalisht jam optimist, po kështu ndihet edhe skuadra. Kemi punuar fort për të qenë në të tilla nivele dhe jemi munduar ta njohim mjaftueshëm kundërshtarin. Për ne rëndësi ka fitorja, po aq sa edhe loja e mirë. A përbëjnë lëndimet e kundërshtarëve avantazh?! Në tërësi ata janë një skuadër e fortë, dhe prej kësaj cilësie ata sezonin që shkoi patën një ecuri fantastike në kampionat dhe kjo them se vjen medoemos nga organika e plotësuar. Mendoj se nëse ka të lënduar, ata gjithësesi nuk e humbasin natyrën e tyre të lojës sepse kanë stol cilësor. Më mirë me kostum apo me fanellë lojtari?! Nuk është se e vendosëm ne që të visheshim me kostum, por vendosi trajneri. T’ju them të drejtën më pëlqen dhe kështu, por s’është se ka rëndësi për mua se çfarë vesh, e rëndësishme është që të kem të njëjtin humor dhe të mbetem sërish profesionsit në atë çka bëj.