Sfidat emocionuese të fundjavës në TRING SPORT!

Sport

tringsport
Emocione të shumta në ndeshjet e transmetuara gjatë kësaj fundjave në kanalet e sportit të TRING. I shumëpritur ishte derbi i Stambollit, midis Fenerbahces dhe Gallatasarajit, që u luajt në stadiumin ‘Sukru Saracoglu’ dhe përfundoi në paqe me rezultatin 1-1, falë golave të realizuar në pjesën e dytë, ndërsa në fundin e të parës vendësit mbetën me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Kaldririm. Fillimisht ishte Onyekuru që kaloi miqtë në avantazh në minutën e 66-të, teksa në harkun e 5 minutave barazoi Elmas për Fenerbahcen.

gllt

Gallatasaray nuk mundi të përfitojë nga humbja 2-1 e Bashaksehirit ndaj Beshiktashit, duke e shkurtuar diferencën vetëm me 1 pikë nga kryesuesit. Në Portugali, Benfica mbajti ritmin e Portos duke e barazuar në komandë me 72 pikë, pasi fitoi 4-2 ndaj Setubalit, në një ndeshje ku vendosi dopieta e Rafa Silvës, ndërsa nuk mungoi edhe një gol i talentit të momentit, Joao Feliks. Sa i takon Superligës zvicerane, Young Boys vazhdoi marshimin duke mundur 1-0 Zyrihun në transfertë, kurse në Belgjikë, sfida e play-off-it të grupit të Kampionëve midis Genk e Club Bryzh u mbyll 3-1 për vendësit.