Sfida me Juventus? Nuk është një ndeshje kyç për M.United!

Sport

jose ore
Jose Mourinho (trajner i Man.Utd): “Për neve nuk do të jetë një ndeshje kyç, pasi më pas do të përballemi me Young Boys dhe Valencian. Megjithatë, kjo sfidë me Juventusin është nga ato që nuk duhet nënvlerësuar. Ata janë një super-skudër dhe favoritë për të fituar Champions League. Gjithsesi, neve kemi ardhur për të bërë lojën tonë. Pësojmë shumë gola, por mendoj se jam i aftë për të organizuar mbrojtjen si duhet. Kemi dobësi që ndonjëherë i fshehim dhe ndonjëherë jo. Megjithatë, ne kemi në dispozicion edhe dy ndeshje të tjera, që do t’i përballojmë duke luftuar deri në minutën e fundit pasi ato do të vendosin të ardhmen tonë. Për momentin nuk dua të mendoj për atë që do të vijë më vonë. Në shtyp është folur shumë për marrëdhënien time me Pogba. Por e rëndësishme është ajo që them unë: kemi një raport të mirë, mes trajnerit dhe lojtarit. Gjesti i tre gishtave? Ishte një përgjigje ndaj tifozëve të Juventusit, që patën një sjellje jo të bukur ndaj meje. Ata duket se janë akoma viktima të disa kujtimeve negative, të lidhura me aventurën time në Itali. Ndërsa raporti me klubin e Juventusit dhe me Allegrin është shumë korrekt”.

image
Paul Pogba (mesfushor i Man.Utd): “Eshtë dicka e bukur të kthehesh këtu në Torino. Te Juventusi kam nisur të luaj në nivel profesionist, duke fituar shumë tituj kampion dhe trofe. Stadiumi ku do të luajmë sot më ngjall kujtime të mrekullueshme. Megjithatë, tani jam pjesë e Manchesterit dhe ndihem i lumtur. Për momentin nuk më shkon ndërmend rikthimi në Torino, por të ardhmes nuk i dihet kurrë… Shpresoj të fitojmë këtë takim, sepse do të ishte tepër e rëndësishme për ne. Uroj të jetë një ndeshje e bukur dhe që të gjithë tifozët mund të argëtohen. Natyrisht, Manchesteri ka ende mundësi për t’u përmirësuar. Unë kërkoj të jap kontributin tim, që të ndihmoj skuadrën për t’u kthyer në majë. Së fundi, po bëjmë të gjithë detyrën tonë. Po kuptojmë që luajmë në një skuadër të madhe si Manchesteri dhe po fitojmë besim. Sezoni është ende i gjatë dhe ne duam të fitojmë sa më shumë”.