Sezoni tmerrësisht i ndërlikuar për dy skuadrat e mëdha!

Sport

uclllll
Vetëm fillimi i tetorit dhe sezoni për dy gjigantë ka nisur të jetë tmerrësisht i ndërlikuar. Kishte rreth 17 vjet që Reali nuk humbiste ndeshjen e dytë të grupit të Champions League. Hera e fundit ishte në 2001-shin e sërish ndaj një skuadre tjetër të Moskës, Lokomotiva. Këtë radhë u gjunjëzua nga një CSKA me mesatare moshe 24 vjec, ndërkohë që ka një vlerë 10-fish më të vogël se kampionët e Evropës: 90 milionë kundrejt 900. Ndërsa Bayern me Niko Kovac duket se është kthyer 12 muaj prapa, praktikisht kur shkarkohej Anceloti. Skuadra bavareze duket makinoeze, e zbeht, aq sa mbështetet shumë tek veprimet e individëve, por që jo gjithmonë të nxjerrin nga situata.

1011122224.jpg.0

E sikur të mos mjaftonte kaq, duket se lojtarët kanë dalë kundër, për metodat e përdorura prej ish-teknikut të Eintrahtit, sipas asaj që raporton BILD. Të ardhur në verë për të vijuar sukseset e të kaluarës dhe shtuar oreksin për arritje të mëtejshme, Lopetegui dhe Kovac kanë bërë të kundërtën. E tashmë e ardhmja e tyre është vendosur me të drejtë në dyshim. Me rifillimin e kampionateve dhe Champions League, gjithcka është në dorën e tyre për të marrë kthesën. Ndryshe, shkarkimi është afër.

bayern