Sezoni kritik i Milanit, 5 lojtarë do të largohen në verë

Sport

Sido që të përfundojë ky sezon futbollistik për Milanin, disa largime në verë, duken të pashmangshme nga kuqezinjtë. Mediat italiane, nënvizojnë se do të jenë plot 5 lojtarë, të cilët do të ndajnë rrugët me klubin 19 herë kampion të Italisë.

3 prej tyre do të largohen me parametra zero, ndërsa 2 të tjerëve u përfundon huazimi. Tatarusanu, Mirante dhe Zlatan Ibrahimoviç janë në dy muajt e fundit të marrëveshjeve të tyre aktuale, e si pasojë po bëhen gati të paketojnë valixhet nga “San Siro”.

Ndërsa për mbrojtësin Dest, ndonëse u krijuan pritshmëri kur zbarkoi në Milano, anësori I djathtë I prapavijës, ka qenë thuajse I padëshiruar nga trajneri Stefano Pioli, e kësisoj, amerikani do të rikthehet në “Camp Nou”. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për mesfushorin Bakayoko, pronësinë e të cilit e ka Chelsea.

Sa I përket situatës momentale të Milanit, duhet thënë se ajo është me të vërtetë kritike. Me 3 javë nga fundi I kampionatit, klubi kuqezi rrezikon të mbetet pa futboll të Champions League në edicionin tjetër. E nëse kjo ndodh, atëherë financat e klubit do të dobësohen jo pak, çka do të thotë se edhe investimi në merkaton e verës që po vjen, mund të jetë me pikatore.