Sezoni I mrekullueshëm I Arsenalit ka nisur të shembet. Gunners kanë nisur ta ndiejnë presionin e titullit kampion dhe një gjë e tillë është reflektuar në fushën e lojës. Barazimi 3-3 ndaj Southampton në shtëpi, ishte I 3-ti radhazi, barazim që në “Emirates” ka lënë një shije të hidhur. Thënë ndryshe, skuadra e Mikel Artetës, nuk e ka më në dorë fatin e titullit kampion.
Për momentin, Arsenali mbetet ende në krye të tabelës me 75 pikë, 5 më tepër sesa Manchester City I vendit të dytë, çka do të thotë, që qytetarët mund të dalin në vend të parë, nëse I marrin të plota pikët e ndeshjeve të prapambetura.
Megjithatë, ka ende shpresë për klubin nga Veriu I Londrës dhe asgjë nuk është mbyllur. Ndeshja e javës që vjen, javës së 33, I përplas të dyja skuadrat me njëra-tjetrën në “Etihad”, aty ku ndoshta, do të vendoset përfundimisht diskutimi I titullit kampion të këtij edicioni futbollistik në Angli.
Në sfidat e tjera të kampionatit anglez, ra në sy, humbja e thellë 6-1 e Tottenham në transfertën e Neëcastle United. Kur kishin kaluar vetëm 21 minuta lojë, Spurs e panë veten në disavantazhin e 5 golave. Vetëm një herë kishte ndodhur në historinë e Premier League që një skuadër të pësonte 5 gola më shpejtë sesa Tottenham. Në 2019-tën, në 18 minutat e para, Manchester City, realizoi 5 herë ndaj Ëatford-it.
Kësisoj, kur deri në fund kanë mbetur edhe 6 javë, kulifikimit I Tottenham në Champions League për edicionin e ardhshëm, duket shumë I vështirë për t’u arritur.