Me Napolin që u rikthye tek titulli kampion për 33 vitesh, ky edicion futbollistik, ka qenë I jashtëzakonshëm në aspektin personal, edhe për Victor Osimhen, I cili ka thyer një sërë rekordesh të ndryshme.
Njëzetë e gjashtë gola të shënuar në Serie A. Në shekullin e 21, vetëm 3 herë ka ndodhur që një skuadër të fitojë titullin kampion, duke pasur në brendësi të saj, njëkohësisht edhe golashënuesin më të mirë të sezonit. Kjo ka ndodhur me Juventus dhe Trezeguet në vitin 2002, Milan dhe Shevchenko në vitin 2004 dhe Inter, e Zlatan Ibrahimoviç në 2009-tën.
Më tej, Osimhen është bërë vetëm lojtari I 3-të I Napolit që fiton Kupucën e Artë, në epokën e presidentit De Laurentis, që nga edicioni 2007/08. Diçka të ngjashme përpara tij e kanë bërë Edinson Cavani në 2012/13 dhe Gonzalo Higuain në 2015/16-tën.
Nuk mbaron me kaq. Në të gjithë historinë e Napolit në Serie A, vetëm 3 lojtarë kanë shënuar më tepër gola sesa Osimhen brenda një sezoni futbollistik. Gonzalo Higuain 35, Edinson Cavani 29 dhe Dries Mertens 28.
Osimhen, është bërë vetëm lojtari I 4 afrikan që ka bërë më mirë brenda një sezoni në 5 ligat kryesore të Europës përgjatë 15 viteve të fundit. Më mirë se ai, kanë bërë vetëm Mohamed Salah (32 in 2017/18), Pierre-Emerick Aubameyang (31 in 2016/17), Samuel Eto’o (30 in 2008/09) dhe Didier Drogba (29 in 2009/10). Përpara se Osimhen të zbarkonte në Serie A, asnjë lojtar afrikan nuk ia kishte dalë të shënonte 26 gola brenda një sezoni në Serie A, me rekordin që mbahej nga Samuel Eto’o me 21 finalizime në 2010/11-tën. Po ashtu, në total, Osimhen u bë afrikani me më tepër gola të shënuar në Serie A, plot 50, duke lënë pas tij, George Ëeah me 46.
Në 5 ligat kryesore të kontinentit për këtë edicion futbollistik, vetëm Erling Haaland dhe Kylian Mbappe kanë ecuri më të mirë sesa Osimhen në aspektin personal. Haaland I Cityt ka shënuar çdo 77 minuta, Mbappe çdo 97 minuta, kurse Osimhen e ka gjetur rrugën e rrjetës mesatarisht çdo 99 minuta.
Nigeriani, ka ende edhe dy vite të tjera kontratë me Napolin, por duke parë interesin e lartë të klubeve të ndryshme të Europës për të, duket mjaft e vështirë që 24 vjeçari të vazhdojë të luajë ende për Napolin në edicionin e ri.