Trajneri Alessio Dionisi shkarkohet nga drejtimi I Sassuolos. Humbja e fundit 3-2 me Empolin në shtëpi, është parë si mundësia e fundit që drejtuesit e klubit I kanë dhënë teknikut në fjalë. Sassuolo po kalon një moment të vështirë përgjatë këtij sezoni futbollistik, teksa në 25 javë të luajtura, regjistron vetëm 20 pikë dhe klasifikohet në vendin e 17 të tabelës, po aq sa Verona që nis zonën e kuqe.
Pushimi nga detyra I Dionisit nuk mund të konsiderohet surprizë, sepse një temë si kjo ishte diskutuar prej kohësh në mediat e huaja sportive, e në veçanti ato italiane. Në 13 ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Kupës, Sassuolo kishte regjistruar vetëm 1 fitore dhe 2 barazime, kurse 10 të tjerat ishin humbje.
Teksa më parë kishte drejtuar skuadra si Empoli dhe Venezia, 43 vjeçari, e mori fillimisht drejtimin e skuadrës në Korrikun e 2021-shit, por që rrugëtimi është ndërprerë pas dy vitesh e gjysmë nga nisja. Sikurse bëhet me dije nga klubi në kanalin zyrtar, drejtimin e skuadrës e ka marrë përkohësisht trajneri I skudrës së të rinjve Emiliano Bigica.
Në fakt, sezoni 2023/24 po rezulton mjaft I vështirë për trajnerët. Mjafton të përmendim këtu që deri më tani, janë shkarkuar plot 9 teknikë nga detyra.