Sevilla ndal Real Madrid, Ramos ndëshkon ekipin me një autogol

Sport

1711 550x330

Real Madridi ka pësuar humbjen e parë për këtë sezon në La Liga. “Mbretërit” pësuan në xhiron e 18-të nga Sevilla me rezultat 2 me 1. Kjo fitore erdhi me përmbysje të rezultatit për vendasit në minutat e fundit shtesë. Cristiano Ronaldo kaloi “Mbretërit” në epërsi në minutën e 67-të duke shënuar nga penalltia, ndërsa rezultati u barazua në minutën e 85-të nga autogoli i Sergio Ramosit. Goli i fitores erdhi në minutën e dytë shtesë nga Stevan Jovetiq. Pavarësisht humbjes së parë për këtë vit në ligë, Reali vazhdon të mbajë pozitën e parë. Ekipi i Zinedine Zidanet ka 40 pikë në tabelë, një më shumë se ndjekësi i parë Sevilla, që ka një takim më shumë. Barcelona, në vendin e tretë ka 38 pikë.