Sevilla – Man.Utd, deklaratat e trajnerëve para ndeshjes

Sport

ered

Montella: “Do të jetë e rëndësishme që e gjithë skuadra të zbresë në fushë, me përqendrim dhe krenari. Për mua, sfida me Murinjon do të jetë një stimul i madh, sepse ai është një pioner i sektorit tonë. Kam lexuar librat e tij, e madje kam studiuar taktikat që përdor. Padyshim, është një trajner, nga i cili duhet mësuar. Ndërkohë që lojtarët e mi duhet të shfrytëzojnë pikat e dobëta e Manchesterit”.
Escudero: “Ndeshemi me një skuadër të niveleve të larta evropiane. Por nuk kemi pse të ndryshojmë stilin tonë të lojës, që kemi treguar gjatë ndeshjeve të fundit. Kemi armë për t’i bërë keq Junaited. Fakti që anglezët konsiderohen favoritë na motivon më tepër”.
Mourinho: “Endrrat për të shkuar deri në fund të Champions League nuk nisin përpara çerekfinaleve. Në këtë fazë ku gjendemi, kemi ende shumë rrugë për të bërë. Për momentin duhet të përqendrohemi tek kjo ndeshje, që do të jetë mjaft e vështirë. Montela është italian dhe teknikët nga Italia dinë si të organizojnë skuadrat e tyre në nivel mbrojtës. Prandaj shtohen vështirësitë tona!”
Valencia: “Kam parë disa ndeshje të luajtura nga Sevija dhe duhet të them se disa lojtarë mund të na hapin telashe. Sidoqoftë besoj që nëse do të mbetemi të përqendruar mund të arrijmë rezultat pozitiv. Sa i takon Alexis Sanchez, ka treguar se mund të jetë themelor për ne”.