Serie A/ Tjetër sezon me të dhëna pozitive për Paulo Dybala, Roma mbetet në garë për Champions League

Sport

Roma I ka hedhur pas krahëve dy humbet radhazi dhe është rikthyer tek fitorja. Në javën e 28-të të  Serie A, ekipi verdhekuq mposhti në “Olimpico”, 3-0 skuadrën e Sampdorias. Pas një pjese të parë me rrjeta të paprekura, episodet më të rëndësishme të sfidës, ndodhën në të dytën.

Si fillim, do të ishte një karton I kuq nga ana e miqve, me mbrojtësin Murillo në minutën e 52, u ndëshkua me të verdhin e dytë.

Duke nisur pikërisht nga një moment I tillë, skuadra e Jose Mourinhos arriti ta shfrytëzonte në maksimum epërsinë numerike.

Në të 57-tën, Georginio Wijnaldum shënoi të parin. Ky gol, ishte I dyti radhazi në shëtpi që hollandezi shënon në shtëpi, diçka që në aspektin personal nuk e kishte bërë që prej Marsit të 2017-tës, atëherë kur ishte pjesë e Liverpool.

Më pas, në të 88-tën, do të ishte radha e Paulo Dybalas, I cili ka arritur një të dhënë mjaft interesante në Serie A. Ky është sezoni I 7-të radhazi që kampioni I botës shënon të paktën 10 gola dhe jep 5 asiste në kampionat. Duke nisur që nga edicioni 2004/05, vetëm 3 lojtarë kanë arritur ta prekin një statistikë të tillë, Ibrahimoviç, Di Natale dhe Totti.

Për t’u rikthyer tek sfida, në minutën e 94, El Shaaraëy realizoi edhe të 3-tin për ekipin e Jose Mourinhos, kësisoj renditet në vendin e 5-të të tabelës, në kuotën e 50 pikëve, po aq sa Interi I vendit të 4. Kur deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe 10 javë për t’u luajtur, Roma është tërësisht në garë për një vend në Champions League.