Pavarësisht vendit të 5-të në renditje me 30 pikë, 11 më pak sesa Napoli kryesues, tek Interi besojnë se në fund të sezonit do shpallen kampionë dhe do shtojnë yllin e dytë në fanellë. Një prej tyre është Hakan Çalhanoglu. Mesfushori nuk i trembet skuadrës së Luçiano Spallettit, pavarësisht se ka folur me konsideratë për këtë të fundit.
“Napoli është duke bërë mjaft mirë dhe e meriton kreun, megjithatë, ndeshja e parë në janar do jetë pikërisht ndaj tyre. Ne nuk jemi dorëzuar akoma dhe besojmë deri në fund tek titulli kampion”, ka thënë numri 20-të i zikaltërve.
Më tej, fantazisti i 19 herë kampionëve të Serie A është ndalur edhe në rolin e tij në fushën e lojës. 28 vjeçari ka shpjeguar se në Itali ka mësuar mjaft rreth lojës mbrojtëse dhe atij i pëlqen të jetë organizator i skuadrës së tij.
Hakan po luan sezonin e tij të dytë tek Interi. Sa I përket këtij edicioni, ai është titullar I padiskutueshëm në formacionin e Simone Inzaghit dhe deri më tani ka luajtur 20 ndeshje mes Champions League dhe Serie A. Përgjatë këtyre sfidave, Çalhanoglu ka mundur të shënojë 3 gola dhe të kuotribuojë me 5 asist për shokët e skuadrës.
Nëse bëjnë një krahasim me edicionin e kaluar, turku u aktivizua 46 takime në të gjitha garat dhe ai arriti të ishte produktiv me 8 gola dhe 13 asiste.