Serie a tashme ka nje lider të vetem, Napolin. Në javën e 10-të të kampionatit, të kaltërit mposhtën në shtëpi skuadrën e Bolognas me rezultatin 3-2.
S fillim ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e 41 të pjesës së parë me anë të sulmesit Joshua Zirkzee. Megjithatë, vendasit reaguan shumë shpejt, duke rikthyer barazpeshën me Lozanon.
Në fillim të pjesës së dytë, Hirving Lozano do të kthehej sërish në protagonist. Në të 49-tën, meksikani i dha epërsinë Napolit.
Sidoqoftë, edhe një herë tjetër, Bologna do të tregonte se nuk kishte ardhur thjesht për shëtitje në Diego Armando Maradona. Kur kishin kaluar vetëm 120 sekonda nga festa e Napolit, Musa Barroë barazoi për miqtë.
Megjithatë, sfida kishte ende për të treguar. Napoli nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit. Victor Osimhen i ardhur nga stoli, kaloi sërish Napolin në epërsi në minutën e 69-të, ndërsa më pas rezultati do të mbetej i pandryshuar deri në fërshëllimën e fundit.
Osimhen e ka lanë pas dëmtimin dhe tashmë ka nisur të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të shënojë gola. Sulmuesi e bëri një gjë të tillë edhe në takimin e mesjavës ndaj Ajaksit në Champions League, edhe atëherë i futur në fushë si një lojtar zëvendësues.
Napoli i këtij sezoni ka shënuar 7 gola prej lojtarëve që kanë ardhur nga stoli. Asnjë skuadër tjetër në 5 kampionatet kryesore të kontinentit nuk e ka bëë dot një gjë të tillë deri më tani.
Skuadra e drejtuar nga Luçiano Spalletti po kalon një formë të përkryer në këtë fazë të sezonit. Mes Champions League dhe Serie A, për Napolin tashmë jënë bërë 10 fitore të njëpasnjëshme. Ashtu sikurse kryeson Grupin A me pikë të plota në Champions League, po ashtu, skuadra