Serie-A, Sampdoria mund 3-0 Napolin, fitore edhe për Sassuolon, Fiorentinën dhe Lazion

Sport

sampdoria napoli

Një fundjavë për t’u harruar mund të konsiderohet ajo e Napolit të Carlo Ancelottit, që vuajti një humbje të pastër 3-0 në transfertën e vështirë me Sampdorian. Në Luigi Ferraris mjaftoi vetëm pjesa e parë për ta kuptuar se napolitanët do ta kishin jashtëmase të vështirë. Dyshja Defrel-Quagliarella e Sampdorias u lidh mjaft mirë dhe gjeti dy gola me autorësi të francezit. Pas mjaft gafash dhe rastesh të humbura, në pjesën e dytë erdhi dhe një super-gol i Quagliarellas, i cili shënoi me një goditje të përkryer me thembër. Përfundoi 3-0 me Ancelottin që tashmë detyrohet ta fusë skuadrën në analizë të thellë, pasi kjo humbje tregoi shumë dobësi në grup.

ssssl

Por nga ndeshjet e mbrëmjes së të dielës spikatën edhe rezultate si në Reggio Emilia, ku Sassuolo mundi Genoan 5-3. Pesë gola u panë që në pjesën e parë, ku Piatel shënoi fillimisht për miqtë, por u përmbys me katër realizime të pas minutës së 30-të. Me këto katër gola të pësuar, pjesa e dytë ishte tejet e vështirë për Genoan, që pësoi dhe një tjetër gol nga Ferrari, përpara se të ngushtonte shifrat me Pandev dhe Piatek. U mbyll 5-3 me Sassuolon që vihet në ndjekje të Juventusit që ka 9 pikë, 2 më shumë se zi-gjelbërit. Ndërkohë fitore regjistruan edhe Fiorentina dhe Lazio, ndërsa Atalanta u mund 1-0 në shtëpi nga Cagliari.