Gian Piero Gasperini është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri Romës, teksa ka mbajtur edhe konferencën e parë për shtyp, duke zbuluar prapaskenat e kalimit të tij në kryeqytet apo edhe objektivat e sezonit të parë. Pas thuajse 1 dekade në krye të Atalantës, për Gasperinin tani nis një aventurë e re, ku pritshmëritë ndaj tij janë të larta. 67-vjeçari zbuloi se kontaktet e para në lidhje me detyrën e re tek Roma, i pati pikërisht me Claudio Ranieri-n, i cili ishte njeriu që drejtoi verdhekuqtë deri në fund të sezonit, ndërkohë që nga tani, do të ketë një rol drejtuesi në klub. Gasperini u shpreh se çdo gjë në lidhje me projektin e Romës u shpjegua në mënyrën e duhur nga ana e Ranieri-t, që i ka premtuar edhe mbështetje maksimale nga ana e drejtuesve të klubit. Të gjithë lëvizjet sportive të këtij projekti do të marrin një dakordësim nga ana e Gasperini-t dhe është vetë trajneri që e pranon këtë.
“Kemi diskutuar rreth merkatos, kalendarit, organizimit të skuadrës dhe çdo gjë tjetër. Me situatën e ‘Fair-Play’-t financiar ‘nëpër këmbë’, duhet të jemi të qartë për të qëndruar brenda kornizave që na lejohet. Por jam i lumtur të them se kemi një klub të fortë, të organizuar mirë dhe me një pronësi që të jep garanci.”
Sa i përket objektivave të Romës së tij, ish-trajneri i Atalantës u përpoq t’i mbante gjërat nën kontroll, duke u shprehur se aktualisht, maksimumi që mund të arrijë Roma, është të luftojë për një vend në zonën ‘Champions’. Sigurisht që synimi është përmirësimi i mëtejshëm i skuadrës, por kjo gjë, sipas tij, nuk vjen vetëm nga lëvizjet e merkatos, por edhe nga puna e përditshme në klub. Për këtë arsye, avancimi drejt objektivave më të rëndësishëm kërkojnë kohën e vet, në mënyrë që projekti të zhvillohet si duhet. I lumtur për nisjen e kësaj aventure të re, Gasperini ka nisur menjëherë punën me drejtuesit e tjerë të Romës, duke anulluar edhe pushimet e planfikuara prej tij më herët.