Serie A, Pavlovic flet për Milani ne Allegri-t; shpjegon edhe impaktin e Modric

Sport

Stahinja Pavlovic po kalon një moment shumë të mirë në aspektin personal gjatë këtij sezoni. Mbrojtësi serb është kthyer në një pikë referimi në mbrojtjen e Milanit, pasi trajneri Allegri mbështet shumë tek forcat dhe karakteristikat e tjera të shtatlartit. Në prag të ndeshjes së tij të 50 me përfaqësuesen serbe, Pavlovic ka folur rreth aventurës së këtij sezoni tek Milani, duke mos kursyer elozhet për dy nga emrat që kanë ndryshuar fytyrën e këtij Milani, Massimiliano Allegri dhe Luka Modric.

Sipas Pavlovic, trajneri livornez është nga ata persona që e vuan shumë një humbje apo qoftë edhe një gabim të vetëm. Mbrojtësi shpjegon se Allegri përpiqet të jetë i kujdesshëm në çdo detaj dhe këtë e bën me një pasion të jashtëzakonshëm, që përpiqet ta përcjellë tek të gjithë lojtarët e tij. Për më tepër, tekniku është kujdesur që gjithësecili nga lojtarët të jetë në pozitat e duhura për të dhënë më të mirën e tij, çfarë ka sjellë edhe rezultatet të dukshme.

Sa i përket Luka Modric, Pavlovic u shpreh se është e kotë të thuhet se mesfushori kroat nuk ka patur impakt tek ekipi. Ai e përshkruan 40-vjeçarin si një person të jashtëzakonshëm, pasi me eksperiencën dhe qetësinë që ka, po u jep çdo ditë mësime të gjithë atyre që punojnë në Milanello. Për moshën e tij, Modric vijon të shfaqë një grintë dhe dëshirë të madhe për të bërë sa më mirë, në çdo seancë stërvitore. Kjo gjë, sipas Pavlovic, thjesht ka shtyrë të gjithë të tjerë të përpiqen të ndjekin Modric dhe të shfaqen me të njëjtin karakter, si në stërvitje, edhe në ndeshje.

Pavlovic e mbylli duke thënë se ndihet i lumtur në radhët e Milanit dhe se përpiqet të shpërblejë besimin e trajnerit, ndonëse është i vetdijshëm se ka ende shumë gjëra për të përmiësuar.