Italia është kthyer padrone e kompeticioneve më të rëndësishme evropë për klube në futboll, duke pasur tashmë plot tre skuadra në finale. Kjo është hera e pestë që ndodh në histori, teksa vetëm në vitin 1990, Seria A italiane përfaqësohej me katër skuadra. Këtë sezon, Interi gjendet në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshet me Man. Sitin, ndërsa Roma në finalen e Ligës Europa do të jetë përball Sevilja-s. Kjo do të jetë finalja e dytë radhazi europiane për Jose Murinjon, pas fitimit të Konferencë Ligë vitin e kaluar në Tiranë. Kurse skuadra e Fiorentinës mbërriti në finalen e Ligës së Konferencës, ku do të përballet me anglezët e Uest Hemit.
Kështu, ka një skuadër italiane në çdo finale të Kupave të Europës, gjatë këtij edicioni futbollistik. Janë konkretisht tri skuadra italiane kundër dy anglezeve dhe një spanjolle në finalet e Kupave të Europës. Dhe hera e fundit kur kjo ndodhte ishte sezoni 1993-1994. Vërtet një sinjal i fuqishëm i ardhur nga Seria A, që është kthyer sërish forcë kryesore e fuitbollit kontinental. Madje, në këtë mënyrë Italia kthehet në epokën e artë të viteve 1980 dhe 1990. Herën e fundit që ndodhte një gjë e ngjashme rreth 3 dekada më parë, Milani ishte në finalen e Kupës së Kampionëve, Interi në Kupën UEFA dhe Parma në Kupën e Kupave. Si përfundim, dy skuadrat e Milanos ngritën trofetë, ndërsa vetëm verdheblutë parmensë nuk ia dolën dot mbanë. Mbetet për t’u parë sesi do të shkojë bilanci në fund të këtij sezoni.