Napoli ka bërë goditjen e radhës në merkato dhe ndryshe nga ajo që është përfolur nëpër media gjatë javëve të fundit, kampionët e Italisë kanë gjetur një sulmues të krahut të majtë tek PSV Eindhoven. Burime pranë klubit italian kanë konfirmuar se është arritur një marrëveshjen për afrimin e Noa Lang, i cili mendohet t’i kushtojë arkave të klubit të paktën 25 milionë euro. 26-vjeçari pritet të marrë vendin e lënë bosh që në janar nga Kvaratskhelia dhe trajneri Conte ka dhënë miratimin e tij për transferimin e lojtarit. Edhe pse Lang ka një reputacion si një karakter i vështirë për t’u menaxhuar, Conte është i bindur se nën drejtimin e tij, Lang do të dijë të japë më të mirën e tij, brenda dhe jashtë fushe. I formuar në akademinë e Ajaksit, Noa Lang cilësohej dikur si një nga lojtarët më të talentuar të brezit të tij në Holandë. Duke qenë se nuk mori besimin e duhur tek Ajaksi, ai u transferua tek Club Brugge, ka ia doli të binte në sy me paraqitjet e tij. PSV Eindhoven e transferoi pikërisht nga klubi belg, për shifrën e 12,5 milionë eurove, gjatë verës së 2023-shit. Tani Lang bën një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi si pjesë e Napolit, do të ketë mundësinë të shpalosë më të mirën e tij. Sezonin e shkuar, Lang u aktivizua në 39 ndeshje në kampionatit holandez dhe ‘Champions League’, duke regjistruar 13 gola e 12 asiste, çfarë kanë mjaftuar për të bindur Napolit të realizojë këtë lëvizje.
