Napoli ka gati rinovimin me 3 futbollistë. Lobotka, Rrahmani dhe Di Lorenzo pritet që së shpejti të hedhin të zezën mbi të bardhë me klubi zikaltër. Lobotka dhe Rrahmani do rinovojnë deri në 2027-tën, ndërsa Di Lorenzo deri në 2026-tën.
Të 3 lojtarët e sipërpërmendur janë mjaft të rëndësishëm për trajnerin Luçiano Spalletti dhe ndër elementët kyç të këtij Napoli të pandalshëm në këtë fillim sezoni. Nisur nga kjo ecuri kaq pozitive, drejtuesit e klubit janë vënë menjëherë në lëvizje për të rinovuar me lojtarët e tyre, sepse e dinë, që falë performancave pozitive në fushën e lojës, nuk do mungojnë ofertat për ta dhe kësisoj, në rast të ndonjë operacioni, synojnë të përfitojnë sa më shumë të munden.
Po ashtu, në një të ardhme të afërt, pritet të ketë rishikim të kontratës edhe për dy lojtarë të tjerë mjaft të të dobishëm të formacionit të kaltër. Fjala është për Kvaratskhelia dhe Kim, kontratat e të cilëve përfundojnë përkatësisht në vitin 2027-të dhe 2025-. Sa i përket gjeorgjanit, anësori i sulmit ka dalë tërësisht jashtë çdo parashikimi, duke shënuar 8 gola dhe 10 asist në të gjitha garat.
Në verën e këtij viti, Napoli i siguroi shërbimet e tij për vetëm 10 mln euro, ndërsa në harkun kohor të vetëm pak muajve, vlera e Kvaratskhelias në tregun e merkatos konsiderohet 60 mln euro.