Napolin nuk ndalet nga askush. Të kaltërit kanë vazhduar me marshimin e fitoreve edhe ndaj skuadrës së Empolit, ndeshje e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit. Të besuarit e Luçiano Spalletit triumfuan me rezultatin 2-0.
Pas një pjese të parë pa gola, episodet më të rëndësishme të ndeshjes u shënuan në fraksionin e dytë.
Në stadiumin Diego Armando Maradona po luhej minuta e 69-të, kur Victor Osimhen fitoi një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Hirving Lozano. Vendimi i Luca Pairetto për penallti ka ndezur jo pak diskutim në opinionin sportive, por që u shfrytëzua maksimalisht nga Napoli.
Më pas, dalja me karton të kuq e mbrojtësit mik, Sebastiano Luperto e thjeshtësoi në maksimum misionin për të zotët e shtëpisë, të cilët shënuan edhe golin e 88-të në minutën e anë të Piotr Zielinski.
Kjo ishte fitorja e 10-të radhazi për Napolin në Serie A, një ecuri që përsëritet vetëm për të 3-tën herë në historinë e klubit. Fillimisht në periudhën Prill-Tetor 2017-të, me 13 fitore radhazi dhe më pas Dhjetor 2017-të, deri në Shkurt të 2018-tës, me 10 fitore të njëpasnjëshme.
Me 38 pikë në 14 javë, Napoli tashmë udhëheq kreun me 8 pikë më shumë sesa vendi i dytë që mbahet nga Milani. Distanca është e konsiderueshme dhe duket sikur garanton siguri, mirëpo Luçiano Spalleti nuk mendon kështu. Numri një i pankinës së të kaltërve është shprehur se rruga drejt titullit kampion është shumë e gjatë dhe tani nuk mund të flitet për një temë të tilllë.