Napoli ia doli të fitonte gjatë javës së 35-të një takim të komplikuar kundër Lecce-s. Triumfi për të besuarit e Antonio Conte-s nuk erdhi pa pasoja, teksa në minutën e 54-t, Stanislav Lobotka u largua nga fusha i dëmtuar. Klubi italian ka konfirmuar pas ekzaminimeve mjekësore se mesfushori ka pësuar një dëmtim traumatik në kaviljen e djathtë, çfaër mund ta penalizojë për të zbritur në fushë në këto javë të rëndësishme të kampionatit. Në komunikatën zyrtare, klubi i Napoli ka shpjeguar dëmtimin dhe e pësua nga sllovaku, por këtë herë, nuk ka dhënë asnjë indicie se kur mund të kthehet në fushën e blertë 30-vjeçari.
Për Antonio Conte-n, Lobotka është një nga elementët kyç e të padiskutueshëm të formacionit të tij. Gjatë këtij sezoni, Lobotka ka munguar vetëm në 4 ndeshje, nga java e 8, në të 11-ën për tërheqje muskulore. Me gjasa, sllovaku e ka të sigurt mungesën në takimin e radhës ndaj Genoa-s, por nuk përjashtohet mundësia që rikuperimi i tij të kërkojë edhe më shumë kohë.
Stanislav Lobotka është pjesë e skuadrës së Napolit që nga janari i 2020-ës, kur u transferua nga Celta Vigo për shifrën e 24 milionë eurove. Mes kampionatit dhe kupës së Italisë, Lobotka këtë sezon ka luajtur 34 ndeshje, ku ka regjistruar edhe 2 asiste, teksa është edhe lojtari me më shumë topa të rikuperuar në mesfushën e Napolit.