Serie A/ Milani funksionin edhe me rotacion

Sport

Milani funksionin edhe me rotacion. Në javën e 6-të të Serie A, kuqezinjtë kanë arriur një tjetër fitore, këtë herë ndaj Cagliarit në transfertë, me rezultatin 3-1. Nga minuta e parë, trajneri Stefano Pioli i beson Okafor, dhe Çukuezes në sulm, të mbështetur edhe nga Pulisiç. Në mesfushë, momenti erdhe edhe për Adli, paraqitja e të cilit mori mjaft vlerësime pozitive.

Për të marrë 3 pikë në Sardenjë, kuqezinjtë patën nevojë për të përmbysur rezultatin, teksa Okafor dhe Tomori, që në pjesën e parë, përmbysën golin e Luvumbos.

Në pjesën e dytë, do të shënonte edhe Loftus-Cheek, i cili konfirmon kësisoj përshtatjen e shpejtë në kampionatin italian dhe ka hedhur menjëherë themelet e një një lojtari të rëndësishëm për trajnerin Pioli.

Kjo ishte hera e parë, që Milani arriti 4 fitore radhazi në Serie A në shtëpin e Cagliarit, ndërsa në 3 të mëparshmet ia kishin dalë pa pësuar asnjë gol.

Më tej, Milani është skuadra që Cagliari ka humbur më shumë ndeshje direkte në Serie A. Në 81 përballje, klubi nga Sardenja, është mposhtur 46 herë, ka barazuar 27 dhe ka fituar vetëm 8.

Si pasojë, pas 6 javëve, skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri, që në ndeshjen e ardhshme do të luajë në transfertë ndaj Fiorentinës, mbetet me vetëm dy pikë dhe mbyll  renditjen. Ndërsa Milani, në kuotë të njëjtë pikësh me Interin, 15, kryeson tabelën e klasifikimit në Serie A. Në takimin e ardhshëm, ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli, do të vizizohet nga Lazio në “San Siro”.