Serie A, Milan vendos për Güler; nisin bisedimet për kontratën

Sport

Arda Güler duket se do të jetë pjesë e Milanit nga sezoni i ardhshëm. Talenti i shumëpërfolur i Fenerbahçe-s ka tërhequr shumë vëmendje me paraqitjet e bëra përgjatë 2022/2023-shit, por tek Milani kanë vendosur të ecin përpara me tratativat për të firmosur me 18-vjeçarin. Ditë më parë u raportua se kuqezinjtë ishin gati të paguanin klauzolën prej 17,5 milionë eurosh për kartonin e Güler. Mirëpo për yllin e Fenerbahçe-s interesohen edhe klube të tjera të rëndësishme të Europës, si Real Madrid, Barcelona, Dortmund, Sevilla, Salzburg e Leipzig. Në një situatë të tillë, kur shumë skuadra mund të paguajnë klauzolën e lojtarit, do të jetë dëshira e këtij të fundit që do të vendoste fatin e transferimit të tij. Megjithatë, tek Milani janë të bindur tek aftësitë e ‘Messi’-t turk, aq sa janë të gatshëm të paguajnë edhe më shumë se klauzola e parashikuar në kontratën e lojtarit, për ta bërë realitet kalimin e tij në Itali. Në bazë të asaj që raportojnë mediat italiane e ato turke, Milani ka bërë një propozim prej 22 milionë eurosh tek Fenerbahçe, që janë shumë të kënaqur të vazhdojnë më tej tratativat, por ende nuk e kanë vendosur plotësisht nëse do ta pranojnë këtë ofertë. Kjo, për shkak se edhe Real Madrid ka bërë një propozim që i intrigon jo pak drejtuesit turq. Madrilenët janë të gatshëm të paguajnë klauzolën prej 17,5 milionë eurosh dhe më pas ta lejojnë lojtarin të qëndrojë tek Fenerbahçe edhe për 1 vit, në formë huazimi. Tek Milani nuk kanë ndërmend të heqin dorë dhe për të nxituar në arritjen e një marrëveshje, por përpiqen të shfrytëzojnë dëshirën e lojtarit. Kuqezinjtë e kanë bërë të qartë tek agjentët e Güler se 18-vjeçari do të ketë menjëherë një rol të rëndësishëm në skuadër dhe një kontratë afatgjatë, me shifra të kënaqshme e me klauzola që lejojnë rritjen e pagës në bazë të performancave në fushën e blertë.  Edhe pse tashmë konkurenca për të firmosur me Güler është shumë e fortë, Milani e ka bërë zgjedhjen për ta shndërruar 18-vjeçarin turk në blerjen e parë të kësaj merkatoje verore, duke shfrytëzuar paratë e arkëtuara nga shitja e Sandro Tonali-t. Bisedimet po avancojnë me ritme të shpejta edhe me vetë lojtarin, me shpresën që gjërat do të mbyllen me sukses përpara grumbullimit të Milanit më 10 korrik, kur do të nisin edhe