Stefano Pioli ka dy javë kohë për të gjetur përgjigjen që prej kohësh e mundojnë. Tekniku i Milanit është i pari që mund të ndëshkohet nëse ecuria e kuqezinjve nuk ndryshon, pasi përgjatë 2023-shit, kampionët e Italisë ngjajnë më shumë me një skuadër që luftojnë për mbijetesën. Disfata ndaj Udinese-s ishte e tepërt dhe Pioli është i vetdijshëm që me kalendarin që ka, gjërat nuk flasin në favor të tij. Mediat italiane ka zbuluar se trajneri 57-vjeçar, së bashku me stafin e tij, do të qëndrojnë në Milanello, ku do vijojnë punën për atë që mund të konsiderohet si ‘sprinti final’ i këtij sezoni. Së fundmi flitet për një ndryshim të rreshtimit të skuadrës në fushë, për t’u rikthyer tek mbrojtja me 4, ndërkohë që pritet një rizgjim i Rafael Leao-s apo i Sandro Tonali-t.
Nga ana tjetër, drejtuesit e lartë të klubit vazhdojnë të bëjnë hapa përpara sa i përket çështjes së stadiumit të ri. Pronari Gerry Cardinale do të zbarkojë në Milano për një seri takimesh të rëndësishme sa i përket këtij projekti, pasi vijon diskutimi për vendin se ku mund të ndërtohet ‘shtëpia’ e re e 7 herë kampionëve të Europës. Ideja për ta ndërtuar në zonën e ‘La Maura’-s mbetet e vështirë, për shkak të protestave të ambientalistëve, kurse ajo në ‘Sesto San Giovanni’ mbetet në fuqi. Cardinale do të ketë takime të rëndësishme edhe me presidentin e deleguar të klubit, Paolo Scaroni, apo me dyshen Maldini e Massara, ku sigurisht, nuk përjashtohet mundësia e diskutimeve rreth merkatos, por që për momentit, duke se do të varet nga objektivat që do të arrijë skuadra e Pioli-t deri në fund të këtij sezoni.