Serie A, Milan shtyn përpara për stadiumin e ri, në zonën e La Maura-s

Sport

Milani ka vendosur të ndërtojë një stadium të ri, pa u mbështetur më tek kushërinjtë e Interit. Kuqezinjtë do të vazhdojnë me projektin e tyre, siç konfirmonte ditë më parë edhe presidenti i deleguar i klubit, Paolo Scaroni. Përkrah pronarit Gerry Cardinale dhe administratorit Giorgio Furlani, drejtuesit e lartë të Milanit janë takuar me kryetarin e sindikatës, Giuseppe Sala. Tek Milani nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga zhvillimi i projektit në zonën e La Maura-s, pavarësisht kundërshtimeve të shumta nga shoqatat të ndryshme apo nga protestat e ambientalistëve. Ligjërisht, Milanin nuk e ndal asgjë për ta ndërtuar aty stadiumin e ri dhe këtë e ka konfirmuar edhe Sala. Pas takimit, palët kanë dalë të kënaqura nga bisedimet, duke pranuar se vullenti i të gjithëve mbetet për një stadium të ri në zonën e La Maura-s.

Tek Milani po këmbëngulin për ta ndërtuar aty shtëpinë e re të skuadrës, për shkak të hapësirave të bollshme për të zhvilluar një kompleks të mirëfilltë, apo edhe për distancën jo të largët nga qendra e qytetit të Milanos. Pavarësisht takimeve në dukje të mira mes drejtuesve të klubit dhe bashkisë së qytetit apo presidentit të rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, ende nuk ka lëvizje të faktuar për të nisur punën për stadiumin e ri. Derisa klubi të zotërojë lejen e nisjes së ndërtimit, nuk mund të përcaktohet kurrësesi një datë për shtëpinë e re të 7 herë kampionëve të Europës, por është e qartë se për pronarin Cardinale, ky objektiv është një prioritet dhe prandaj udhëtimet e tij në Itali, do të bëhem gjithnjë e më të shpeshta.