Serie A, Milan, Messias transferohet tek Genoa; Ballo Toure drejt Werder

Sport

Junior Messias do të jetë pjesë e Genoa-s nga sezoni i ri i ‘Serie A’. Milani ka gjetur një marrëveshje për largimin e brazilianit, duke gjetur shumë shpejt një marrëveshje me drejtuesit e klubit që sapo është rikthyer në elitën e futbollit italian. Ende ka dyshime nëse marrëveshja do të zyrtarizohet si një huazim me detyrim blerje apo si një transferim i menjëherëshm, por e rëndësishme është që e ardhmja e Messias do të jetë tek Genoa. Sido që të jetë, Milan-i do të arkëtoj mbi 2,5 milionë euro nga kartoni i 32-vjeçarit, i cili me kuqezinjtë kishte një kontratë të vlefshme deri në qershorin e ardhshëm. Pas Rebic, ai bëhet lojtari i dytë i fazës sulmuese që largohet, duke qenë se hapësirat për të ishin të vogla pas transferimeve të Chukëueze dhe Pulisic.

Messias gjithësesi nuk i fundit që do të largohet nga Milan-i në këtë verë. Fode Ballo-Toure nuk shihet më si zëvendësuesi i Theo Hernandez dhe prej kohësh, klubi kuqezi është përpjekur të gjejë një sistemi për lojtarin. Milan-i arriti një marrëveshje gjatë muajit korrik me Fulham, por vetë lojtari nuk e pranoi këtë lëvizje, me justifikimin se nuk kishte gjetur një akord financiar me klubin anglez. Bologna shfaqi interes për të, por nuk përmbushte kërkesat e kuqezinjve, ndërsa tani, anësori duket shumë pranë kalimit tek Werder Bremen. Drejtuesit e klubit gjerman thuhet se kanë gjetur një marrëveshje me lojtarin, teksa po punohet për të bërë të njëjtën gjë edhe me Milan-in.

De Ketelaere dukej të ishte pranë zyrtarizimit si lojtar i Atalanta-s, por gjërat kanë ngecur në momentin e fundit, me agjentët e belgut që kërkojnë një kontratë më të përmirësuar për të, si dhe disa bonuse në formë komisionesh. Marrëveshja mes drejtuesve të klubit bergamask dhe Milan-it qëndron ende në fuqi dhe gjasta janë që ky operacion të konkretizohet. Ndërsa Krunic do të mbetet kuqezi. Mesfushori boshnjak madje mund të pëfitojë edhe një rinovim të kontratës, me një rritje page, duke qenë se Pioli e do në skuadër. Në sulm për momentin nuk shihet mundësia për të bërë ndryshime të tjera, me Lorenzo Colombo-n që mund të mbetet tek Milan-i.