Serie A, Merkato, Napoli pranë firmës me Bernardeschi; Juventus ‘sheh’ nga Berardi

Sport

Federico Bernardeschi është shumë zyrtarizimit si një lojtar i Napolit nga sezoni i ardhshëm. 28-vjeçari që largohet me parametra zero nga skuadra e Juventusit, duket se ka gjetur një akord personal me drejtuesit e Napolit, ku një nga kërkesat e veçanta të tij, ka qenë ajo e të pasurit të një roli prej protagonisti. Edhe pse konkurenca në pozicionin e Bernardeschi-t është e lartë, pasi tek Napoli, me karakteristika të ngjashme janë edhe lojtarë si Matteo Politano apo Hirving Lozano, Spalletti mund t’i garantojë minuta prej titullari ish-lojtarit të Fiorentinës. Bernardeschi u transferua tek Juventusi në verën e 2017-ës për 40 milionë euro dhe i shkoi deri në fund kontratës 5-vjeçare që firmosi asokohe. Për Napolin, afrimi i tij është një goditje e rëndësishem me parametra zero, teksa nuk përjashtohet mundësia e largimit të Dries Mertens në javët e ardhshme.

Tek Juventusi po nxitojnë për të mbushur hapësirat e lëna bosh në sulm nga largimet e Dybala-s dhe Bernadeschi-t. Bardhezinjtë vazhdojnë të përfliten për një interesim të tyre ndaj Angel Di Maria-s, por sipas asaj që raportojnë mediat italiane, objektivi kryesor për ta për krahun e djathtë të sulmit është Domenico Berardi. 27-vjeçari shkëlqeu gjatë sezonit që sapo mbyllëm, me 15 gola të shënuar e 17 asiste në 33 ndeshje të luajtura në ‘Serie A’ me fanellën e Sassuolo-s. Këta të fundit gjithësesi nuk heqin dorë lehtësisht nga ylli kryesor i ekipit dhe duke parë interesimet e mëdha për të, janë të gatshëm të hapin një ankand për kartonit e tij. Juventusi nuk ka ndërmend të kalojë shifrën e 30 milionë eurove dhe Agnelli kërkon të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira me drejtuesit e klubit nga Emilia-Romagna, për ta mbyllur pa shumë zhumrë një marrëveshje të mundshme për Berardi-n.