Serie A, Lazio pret ofertën e Newcastle për Milinkovic-Savic; Arsenal kërkon Vlahovic

Sport

Edhe Newcastle është futur në garën për shërbimet e Milinkovic-Savic. Mesfushori serb përflitet prej kohësh si një nga objektivat e Arsenal dhe Manchester United, por deri më tani nuk ka patur asnjë ofertë konkrete. Një të tillë përflitet se kërkojnë ta bëjnë tek Newcastle, që mendojnë të bëjnë realitet një lëvizje të tillë brenda merkatos së janarit. Për presidentin Lotito thuhet se do të vijë një propozim fillestar prej 60 milionë eurosh për shërbimet e 27-vjeçarit, që shihet si një nga lojtarët më të dalluar në rolin e tij në ‘Serie A’. Tek Lazio vështirë se mund të kënaqen me këto shifra për kartonin e lojtarit, sidomos nëse bëhet fjalë për një largim në mesin e sezonit. Megjithatë, refuzimi i rinovimit të kontratës nga Milinkovic-Savic ka krijuar panik në radhët e lacialëve. Kontrata aktuale e lojtarit skadon në qershorin e 2024-ës dhe Lotito e Tare nuk duan ta komplikojnë edhe më shumë situatën. Në pritje që oferta nga Neëcastle të vijë zyrtarisht, ata do të përpiqen të përfitojnë sa të munden nga shitja e lojtarit, por nuk përjashtohet mundësia që të arrihet një marrëveshje me kushtin që Milinkovic-Savic të qëndrojë në radhët e kryeqytetasve deri në verën e ardhshme.

Ndërkohë Arsenali vazhdon ta ketë në listën e dëshirave Dusan Vlahovic. Sulmuesi i Juventusit përflitet prej kohësh si një objektiv i merkatos së klubit londinez, që ende nuk kanë nisur bisedimet zyrtare me drejtuesit e Juventusit. Për këta të fundit, Vlahovic nuk është i pashitshëm, por për kartonin e tij nevojiten të paktën 110 milionë euro. Veç Arsenalit, për sulmuesin ka shfaqur interes edhe Bayern Munich, por këta të fundit ende preferojnë një emër si Harry Kane për të zënë vendin e lënë bosh nga Robert Leëandoëski.