Serie A mësohet se ka kërkuar që një afat merkatoje verore të hapet nga 1 deri më 10 qershor të këtij sezoni, në mënyrë që të lehtësojë lëvizjen e lojtarëve përpara Kupës së Botës së Klubeve, që fillon më 15 qershor 2025.
Në fillim të tetorit, u raportua se FIFA do të prezantojë një afat risi sa i takon transferimeve në qershor, me qëllim lehtësimin e lëvizjes së lojtarëve përpara Kupës së Botës për Klube. Futja e një oeriudhe të tillë do të ndihmonte gjithashtu skuadrat të gjejnë marrëveshje me lojtarët, kontratat e të cilëve skadojnë më 30 qershor, data standarde për skadimin e kontratave në Evropë, që këtë sezon bie pikërisht në mes të Kupës së Botës për Klube.
Sipas raportimeve nga Gianluca Di Marzio, Serie A ka kërkuar zyrtarisht që afati i transferimeve në Itali të hapet midis 1 qershorit dhe 10 qershorit, gjë që do t’i lejojë skuadrat të regjistrojnë lojtarë të rinj nga qershori e tutje, dhe jo nga 1 korriku, që ka qenë standarde deri në këtë pikë. Mësohet se kërkesa është kryesisht për të ndihmuar skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin e ardhshëm të Klubeve, Interin dhe Juventusin. Ndryshimet ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por FIFA pritet të miratojë vendimin