Serie A/ Juventusi fiton ndaj Interit, Rabiot renditet pas Platini dhe Zidane

Sport

Juventusi triumfon ndaj Interit. Në sfidën e ashtuquajtur, Derbi I Italisë, e vlefshme për javën e 13-të të Serie A, bardhezinjtë arritën të korrnin një sukses me rezultatin 2-0 në shtëpinë e tyre. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por, të paktën që nga edicioni 2004/05, nuk kishte ndodhur asnjëherë që Juventusi të mos kishte gjuajtur asnjëherë në portën e Interit nga fraksionin e parë.

Kur nga e dyta kishin kaluar vetëm 7 minuta, Adrien Rabiot, I asistuar nga Filip Kostiç, arriti ta dërgonte topin në fundin e rrjetës, duke mos I dhënë asnjë mundësi portierit Onana për të reaguar. Rabiot është mesfushori I tretë francez për Juventusin që shënon ndaj Interit, pas Michel Platini dhe Zinedine Zidane.

Më pas, Filip Kostiç do të kthehej sërish në protagonist, duke asistuar për një tjetër gol. Këtë herë, pasimi I tij me shumë zgjuarsi shkoi për Nicolo Fagioli, goditja e të cilit, e ndihmuar edhe nga devijimi I Robin Gosens përfundoi në rrjetë. Me një sukses të tillë, Juventusi ngjitet në kuotën e 25 pikëve, në vendin e 5-të të rënditjes, 1 më tepër sesa Interi, që mbetet I 7-ti, që këtë sezon nuk ka fituar asnjë ndeshje ndaj rivalëve direktë. Përveç humbjes me Juventusin, përmendim këtu disfatën ndaj Napolit, Romës dhe Lazios.

Fitores së Juventusit I është gëzuar edhe trajneri I skuadrës bardhezi, Massimiliano Allegri. Megjithatë, kur ka folur për vazhdimësinë e sezonit, livornezi ka qëndruar me këmbë në tokë.

“Pas 4 ndeshjesh radhazi, jemi rikthyer të fitojmë ndaj Interit. Jemi vetëm 2 pikë larg vendit të 4, ndërsa Napoli është shumë larg. Nuk e dimë se ç’do të ndodhë pas Kupës së Botës, por synimi është të bëjmë më të mirën, sepse kjo fitore, nuk na I ka zgjidhur problemet”, ka thënë ndër të tjera Allegri.

Në krahun tjetër, Simone Inzaghi nuk e ka fshehur zhgënjimin. Trajneri I Interit e ka pengun në pjesën e parë, kur skuadra e tij nuk arriti të konkretizonte dot rastet e krijuara.

“Zhvilluam një pjesë të parë të shkëlqyer dhe nuk mund të shkonim në dhomat e zhveshjes pa shënuar. Kjo është një humbje që dhemb shumë, por duhet të mësojmë nga të tilla gabime dhe të jemi gati për në vazhdimësi”, ma cituar ndër të tjera numri një I pankinës zikaltër.