Me Dusan Vlahovic që konsiderohet jashtë projektit për sezonin e ardhshëm, Juventus vijon të studiojë situatën për majën e sulmit. Prej kohësh, mediat flasin për 3 emra, që shihen si profilet më të preferuar nga drejtuesit e bardhezinjve: Osimhen, Gyokeres dhe David. Pikërisht ky i fundit po shihet si përzgjedhja e momentit, pasi duke qenë se i përfundon kontrata me Lille dhe nga 1 korriku do të jetë lojtar i lirë, Juventus nuk dëshiron të hasë në konkurencën e klubeve të tjera. Mediat italiane kanë zbuluar se drejtuesit e torinezëve kanë nisur bisedimet e avancuara për nënshkrimin me sulmuesin kanadez, që është i hapur për kalimin tek Juventusi. Pjesëmarrja në ‘Champions League’ ka qenë një kusht i sulmuesit, që dëshiron të shohë vetem aktiv në elitën e futbollit europian dhe në Torino, ia garantojnë bashkë me formacionin titullar. Së fundmi, ka patur edhe një bisedë telefonike mes bardhezinjve dhe agjentëve të David, ku thuhet se i është propozuar një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon, plus 2 të tjera në formë bonusesh. Ofertë e kënaqshme në letër për 25-vjeçarin kanadez, i cili tanimë duhet të marrë vendimin për të ardhmen e tij. Përfaqësuesit e lojtarit i kanë sugjeruar të presë për oferta e tjera që do të vijnë në drejtim të tij, pasi disa skuadra thuhet se po bëjnë gati propozimet e tyre. Duke qenë se David do të transferohet si lojtar i lirë, investimi tek kanadezi duket si një mundësi e mirë për shumë skuadra, por Juventusi është i pari klub që ka përparuar në bisedimet për firmën e tij.
Gjatë sezonit që lamë pas, Jonathan David u shfaq si protagonist absolut tek Lille, me 25 gola e 9 asiste, mes kampionatit francez dhe ‘Champions League’-ës. Ai u bë pjesë e Lille në verën e 2020-ës, kur klubi pagoi 27 milionë euro për transferimin e tij nga belgët e Gent. Verën e kaluar, Lille u përpoq të bindte David për rinovimin e kontratës, por sulmuesi e refuzoi diçka të tillë, i vetdijshëm se nëse do të bënte një sezon të mirë, do të kishte propozime të rëndësishme nga skuadra me peshë.
