Davide Frattesi është kthyer në një lojtarët më të kërkuar tek skuadrat italiane. Mesfushori i Sassuolo-s vazhdon të bëjë paraqitje të mira në radhët e skuadrës nga Emilia-Romagna, duke tërhequr kështu vëmendjen e skuadrave si Roma, Inter apo Milan. Megjithatë, Juventusi duket të jetë i vetmi klub që është i gatshëm të bëjë hapa konkretë për afrimin e lojtarit, duke qenë se Sassuolo nuk ka ndërmend të ulë çmimin për kartonin e 23-vjeçarit. Tek Juventusi kanë marrë informacionet e para rreth mundësisë së realzimit të këtij transferimi, me drejtuesë të bardhezinjve që kanë patur një takim të shkurtër me agjentin e Frattesi-t, Giuseppe Riso. Torinezët janë optimistë në arritjen e shpejtë të një marrëveshjeje me Sassuolo-n, duke shfrytëzuar raportet e mira mes dy klubeve, me kartonin e mesfushorit që vlerësohen rreth 25 deri në 30 milionë euro. Juventusi e ka mundësinë të plotësojë këtë kërkesë të Sassuolo-s, me anë të parave që u gjeneruan nga shitja e Weston McKennie në janar, tek skuadra e Leeds. Vetë lojtari ka shprehur dëshirën e tij për të zhvendosur karrierën e tij në Torino, duke qenë i gatshëm të luftojë për formacionin me lojtarë si Adrien Rabiot, Paul Pogba e Fabio Miretti.