Serie A, Juventus mendon mendon për sezonin e ardhshëm; ja objektivat në sulm

Sport

Juventusi ende nuk e ka siguruar prezencën në ‘UEFA Champions League’ për sezonin e ardhshëm, por për momentin, ky verdikt mbetet në dorën e tyre. Bardhezinjtë janë duke menduar edhe për merkaton e verës, ku sulmi mbetet problemi kryesor për drejtorin Guintoli dhe stafin e tij. Vlahovic prej kohësh flitet se mund të largohet, pasi ka një krisje të raporteve të tij me torinezët. Milik ka qenë inekzistent në këtë sezon për shkak të dëmtimeve e nuk jep asnjë garanci, ndërkohë që edhe qëndrimi i Kolo Muani-t nuk është i sigurtë. Për këtë arsye, bardhezinjtë po studiojnë që tani mundësitë e merkatos, duke synuar të afrojnë një emër të rëndësishëm për majën e sulmit. Ademola Lookman, Victor Osimhen dhe Rasmus Hojlund mendohet të jenë 3 kandidaturat e preferuara, ndonëse kostot për secilin prej këtyre transferimeve të mundshme do të ishin shumë të larta. Për Osimhen interesohen edhe disa skuadra angleze apo Paris SG, që nuk e kanë problem të hyjnë në një ankand për nigerianin. Ndërkohë pista ‘Hojlund’ duket më e realizueshme, duke parë që Manchester United ka shfaqur një interes për Dusan Vlahovic. Një shkëmbim mes sulmuesve nuk është një skenar i pamundur, edhe pse në marrëveshje do të përshihej edhe një shifër parash. Ndërsa sa i përket Lookman, Atalanta thuhet se kërkon rreth 60 milionë euro për kartonin e tij dhe Juventus mund të provojë të shfrytëzojë dëshirën e lojtarit për t’u larguar për të gjetur një marrëveshje më të favorshme. Edhe këtë sezon, Lookman ia ka dalë mbanë të jetë vendimtar për bergamaskët, me 18 gola të shënuar e 7 asiste në të gjitha kompeticionet.